Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, përuruan rrugën në Stanovc të Vushtrrisë
Prishtinë, 21 dhjetor 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, së bashku me kryetarin e komunës së Obliqit dhe nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, përuruan sot segmentin rrugor Milloshevë - Stanovc të rrugës nacionale N2, Prishtinë Mitrovicë.
Në fjalën përuruese, kryeministri Mustafa përgëzoi ministrin Zharku për angazhimin e tij dhe të ministrisë, në krye të së cilës është, për angazhimin e vazhdueshme dhe të suksesshëm në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, e cila duhet të bëhet pjesë e kushteve të përgjithshme për zhvillim më të shpejtë ekonomik bashkë me infrastrukturën hekurudhore konform kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, në të cilin synojmë të integrohemi. Në këtë kontekst, ai përmendi dy projektet madhore infrastrukturore, vazhdimin e autostradës Ibrahim Rugova dhe autostraden për në Shkup, në realizimin e të cilave është duhe u punuar aktualisht.
Me përkrahjen e Bankës Investive Evropiane, Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Komisionit Evropian kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe kemi siguruar fondin për rikonstruktimin e hekurudhës. Mendojmë se edhe këtë do ta përfundojmë gjatë kësaj periudhe kohore, tha kryeministrit Isa Mustafa.
Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, tha se përurimi i rrugës në segmentin Milloshevë-Stanovc, është vetëm njëri nga projektet e mëdha infrastrukturore që janë kryer gjatë këtij viti, duke përmendur edhe disa projektet të tjera të rëndësishme, që janë në realizim e sipër dhe shtoi se me financim të jashtëm do të bëhen përpjekje që të ndërtohet autostrada e Gjilanit dhe pjesa e mbetur Besi-Merdare e autostradës Ibrahim Rugova.