Kontrollet ndaj mjeteve te renda po vazdojn ne gjithe vendin
Gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda. Në 30raste janë evidentuar tejkalime të peshës së lejuar, prej të cilave 11 nga persona fizikë dhe 19 nga persona juridikë, dhe për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14,910 euro.
Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, sepse tejkalimi i peshës së lejuar dëmton rrugët, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe shkakton kosto shtesë për shtetin.
U bëj thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore. Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët.
Kliko VIDEO










