Konferenca e Ofertuesëve 27 - 29 janar, 2010

 

 

 

 

Ministria e Transportit dhe Postë ? Telekomunikacionit në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike sektoriale është duke punuar edhe në zhvillimin efikas të transportit ajror, përmes investimeve të mirëfillta në modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ju njoftojmë se nga data 27 e deri më datën 29 nën organizimin e MTPT-së do të mbahet konferenca e ofertuesëve të kualifikuar të përbërë nga 3 konzorciume të fuqishme ndërkombëtare:

 

  1. Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S
  2. Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium
  3. Limak / Aeroport de Lyon Consortium

 

 

Mbajtja e konferences së ofertuesëve bëhet me qëllim që konzorciumet e kualifikuara në këtë tender të kenë mundësi të njihen më për së afërmi me infrastrukturën ekzistuese të ANP- së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë, si dhe gjithashtu perms kësaj konference tre ditore, ofertuesëve do t?ju jepet mundësia që të shprehin komentet e tyre rreth draft kontratës për Partneritetin Publiko ? Privat, në ANP.

Foto Galeria

Video Galeria