Komunikatë për media
Sot me datë 1 korrik 2014, u nënshkrua Kontrata për ndërtimin e Autostradës së re “Prishtinë-Hani i Elezit” Rruga 6, në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe kosorciumit fitues“Bechtel&Enka”.
Ne vitin 2008 Kuvendi i Republikës se Kosovës përcaktoi se ndërtimi i projektit te Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” është projekt prioritar dhe strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik te vendit, realizimi i këtij projekti nisi ne qershor 2012, me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për caktimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Rrugës 6.
Përcaktimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës ishte angazhimi i kontraktorëve me të mire përmes një tenderi ndërkombëtar, te cilët do ta ndërtonin projektin e ri me cilësi dhe parametrat më të mirë ndërkombëtar.
Për më shumë se dy vite është punuar intensivisht nga Komiteti Drejtues, zyrtarë dhe ekspertë të shumtë dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore e administrative, për të siguruar transparencë të plotë, dhe për të arritur një Kontratë sa më të favorshme ekonomike për një projekt kaq të rëndësishëm për vendin.
Ministria e Infrastrukturës bën të ditur sot se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim Fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro. Kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon.
Pas suksesit të dëshmuar në ndërtimin e rrugës së Kombit, realizimit në kohë rekorde dhe me standardet më të mira dhe vlerësime e çmime ndërkombëtare, Qeveria e Republikës së Kosovës po nis realizimin e projektit të dytë më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë.
Kosova po shndërrohet kështu ne nyje të rëndësishme infrastrukturore që lidh popujt dhe vendet, ekonomitë dhe perspektivën zhvillimore si parakusht për integrimet euro-atlantike.
Puna për ndërtimin e kësaj vepre nis me datën 3 korrik 2014, në orën 11.00 ne nyjën lidhëse te Rrugës së Kombit R7 me autostradën e re R6.
Te vetëdijshëm për rëndësinë e madhe te këtij projekti, interesit te madh te publikut dhe qytetareve te Kosovës dhe përkushtimit për transparencë të plotë të punës së institucioneve të vendit, Ministria e Infrastrukturës njofton se ditën e marte me datë 8 korrik nga ora 09.00 – 12.00 ne lokalet e MI, u ve ne dispozicion për ta parë e lexuar Kontratën e re të gjithë te interesuarve.
Ndërtimi i Kosovës është sfida jonë e përbashkët, prandaj Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës nisin sot jetësimin e një tjetër vepre të madhe që kalon përmasat nacionale duke hapur një kantier të ri ndërtimi me perspektivë zhvillimore për qytetaret dhe biznesin e Kosovës.
Ky do te jete një tjetër sukses i qytetarëve dhe vendit tonë të dashur, është zhvillim dhe zgjerim i partneriteteve tona strategjike.
ME FAT!