Komunikatë për media
EasyJet
Në vazhdën e përpjekjeve të veta për liberalizimin e transportit ajror dhe hapje të mirëfilltë të këtij tregu, më 12 Maj 2010, Ministri i MTPT e miratoi Lejen e Operimit për kompaninë ajrore zvicerane easyJet.
Përmes kësaj Leje Operimi kompania easyJet autorizohet të operojë fluturime të rregullta ajrore midis Kosovës dhe Zvicrës gjatë sezonit veror 2010, duke filluar më 19 qershor deri më 28 tetor.
EasyJet do të fluturojë nga Baseli dhe Gjeneva dy herë në javë për në Prishtinë.
Në këtë mënyrë, udhëtarëve po iu shtohen mundësitë për të fluturuar midis dy shteteve sidomos duke marrë parasysh se si Gjeneva ashtu edhe Bazeli kanë qenë shumë pak të shërbyera nga kompanitë që momentalisht fluturojnë midis Zvicrës dhe Kosovës të cilat si destinim kryesor vazhdojnë ta kenë Cyrihun. Për më tepër, në këto dy qytete jetojnë një pjesë e konsiderueshme e diasporës kosovare.
Përndryshe, kompania easyJet është kompania e parë low cost (me çmime të ulëta) që po hyn në tregun e Kosovës dhe pritet që të nxis konkurrencë e me këtë edhe zbritje çmimesh që do të jetë në favor të udhëtarit kosovar.