Komunikacioni në zonat malore, pa probleme
21 janar 2017
Bazuar në informacionet nga terreni, qarkullimi në rrugët e zonave malore po zhvillohet pa probleme të theksuara.
Reshjet e kohë pas kohshme dhe ngricat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar që sasia e borës në pjesët malore të jetë më e madhe.
Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar.
Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër disa komuna të Kosovës.
Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.