Kërkohet siguri më e madhe në komunikacionin rrugor

Prishtinë

18 maj 2021

 

 

Në kuadër të javës së sigurisë rrugore, sot vazhduan aktivitetet për javën e sigurisë, të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsior dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AMRKS.

 

Aktiviteti vazhdoi, me bartjen e pllakatave, nga disa nxënës të shkollave fillore me “Love 30”, për të sensibilizuar qytetarët se kjo shpejtësi duhet që të aplikohet në pjesët urbane afër shkollave, dhe qendrave të tjera të frekuentuara.

 

Për tu njohur më për së afërmi, me këtë në bashkëpunim me zyrtarët policor të Policisë së Kosovës, u ndalën disa automjete dhe qytetarëve iu bë ditur kjo si dhe iu shpërndanë maska me llogon “ Love 30”. 

Foto Galeria

Video Galeria