Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra

-Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi.



Në vegëzën më poshtë gjeni të bashkangjitur videon:


https://www.facebook.com/mmph.rks/videos/652887415706084

 

Foto Galeria

Video Galeria