Investime prej 3.3 milionë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Mitrovicë

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, po realizon projektin e asfaltimit të rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, me gjatësi të përgjithshme

 prej 23.4 kilometrash.


Ky projekt përfshin një investim prej 1.5 milionë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe 1.8 milionë euro nga Komuna e Mitrovicës.


Realizimi i këtij investimi do të përmirësojë kushtet e qarkullimit, do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të fuqizojë lidhjen e këtyre fshatrave me zonat përreth.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë Republikën e Kosovës.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria