Inspektim projektesh infrastrukturore në Komunën e Ferizajt
Ministri i Infrastruktures, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarça e zyrtarë komunalë e deputetë të zones, kanë vizituar punimet në vazhdim e sipër në rrugën ‘Brahin Ademi’ dhe fillimin e asfaltimit të rrugës rajonale Jezerc-Nerodime, projekte këto të MI-së në bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt. Lidhur me rrugën ‘Brahim Ademi’ ministri tha se po bëhet një projekt shumë modern për hyrje-daljet e Ferizajt me katër shirita. ‘’Lajm tjetër i mire për këtë komunë është edhe projekti i rrugës nga Shtimja për në Ferizaj. Në të njëjtën kohë po planifikojmë ta përmbyllim këtë projekt, ndërsa rrugën ‘‘Driton Islami’’ do ta ndërtojmë vitin tjetër për ti përrmbyllur kështu rrugët katër korsi të kësaj komune. ‘Rruga ‘Brahim Ademi’është projet bukur kapital që presim ta përmbyllur sa më shpejt, për të nisur projekte tjera’, tha ministri.
Ministri Mujota, tha gjithashtu se po nisin asfaltimin e segmentit të fundit të rrugës Ferizaj-Nerodime me gjatësi 8 km dhe shumë shpejt asfaltimit e rrugës Nerodime -Jezerc –Budakovëme gjatësi 18 km. ‘’Asfaltimi nga krahu i Suharekës ka filluar dhe përgjithisisht Ferizaj ka qasje shumë të mire në rrugët rurale që kanë perspektive në zhvillimin e turizmit por edhe rrugë moderne infrastrukturore. Ndërsa rruga që ka një gjatësi 25 kilometra nga Suhareka për në Ferizaj do të prëfundojë në muajin maj të vitit të ardhshëm, e gjatë këtij viti presim ta kemi shtresën e pare të asfaltimit’’, tha mistri. Ai tregoi se në ketë vizitë ka edhe një interesim tjetër për të pare mundësinë edhe të një ‘bajpasi’ që lidh rrugët Ferizaj-Nerodime me atë Ferizaj-Shtime që do të ketë një qasje shumë funksionale. Krahas kësaj u zotua ministri se do t’i jep detyrë menaxherit që të bëjë edhe lidhjen e krahut të rrugës nga Nerodimja për në Dremnjak dhe prëfundimisht këto zona të jenë të lira. ‘’Jam shumë i lumtur që kemi pasur një progress të jashtëzakonshëm dhe pres një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet komunale për disa probleme fare të vogla që kanë pengesa anësore. Kur punohet me program të mire e vizion të qartë e bashkëpunim të mire, realizimi i projekteve arrihet me sukses’’ vlerësoi ministri Mujota.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarça, falenderoi ministrin për përkushtimin serioz siç that ë tij që të realizohen këto projekte. ‘Uroj që realizimi projekteve të bëhet sipas planifikimit dhe jam këtu për të dëshmuar se komuna do t’i përmbush të gjitha obligimet përkitazi me relizimin e këtyre projekteve, jo vetëm në kuadër të participimit por edhe rregullimit të infrastruktures tjetër që devijimet e vogla mos të pengojnë siç tha zhvillimin e porjektit të përgjithshëm.
Zyra për Informim Publik e MI