Informohen nxënësit për sigurinë në trafik dhe lëvizjet në rrugë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, kanë bërë mbylljen e Javës së 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me nxënësit e SHFMU “Dardania” sot marshuan në shtegun e biçikletave në lagjen Dardania ku shpejtësia e lëvizjes ishte 30 km në orë, nën përkujdesjen dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.
MMPHI, Policia e Kosovës dhe Aktivistët e AMRKS-së informuan nxënësit pjesëmarrës për sigurinë e lëvizjes së tyre në rrugë, si dhe u bë shpërndarja e fletoreve illustrative me situate të fëmijëve në trafik, fletore të thjeshta, vizore dhe ngjyra.
#Love30 #StreetsforLife