Hyrja e Klinës në fazën përfundimtare – po asfaltohet rruga “Sadik Rama”

 Pas vonesave dhe pengesave të ndryshme gjatë realizimit të projektit, kanë nisur punimet për asfaltimin përfundimtar të rrugës rajonale R104, segmenti “Sadik Rama”, nga Ura e Gurit deri te udhëkryqi Pejë–Prishtinë.


Ky segment, me gjatësi prej 2.6 kilometrash, përbën një nga hyrjet kryesore të Klinës dhe me përfundimin e punimeve do të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar që, pavarësisht sfidave dhe vonesave, projektet infrastrukturore t’i çoj deri në përfundim, duke i kthyer investimet në rezultate konkrete për qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria