Grabovci: Kjo qeveri në rajonin e Pejës ka ndërtuar rrugë sa shtatë vitet e kaluara
Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci sot mbajti një konferencë me gazetarë, pas akuzave të bëra sot nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Me këtë rast zv.ministri Graboci tha:“Lidhur me shpifjet e Ramushit, për hir të opinionit publik lëshoj këtë deklaratë: Ramushi edhe sot, si shumë herë të tjera, u shfaq shumë i shqetësuar dhe shumë I dëshpëruar”.
Zv.ministrit Grabovci vlerësoi se regjioni nga cili vijmë unë edhe Ramushi, nuk ka parë investime gjatë 7 viteve te kaluara, sa janë bërë këtë vit nga Qeveria e Kosovës. Ai me këtë rast tha:”Këto investime duhet ta gëzojn edhe Ramushin si të gjithë qytetarët të Kosovës. Unë ndjej keqardhje që këto investime gjithëpërfshirëse nuk e gëzojnë atë por e shqetësojn[”.
Grabovci para gazetarëve gjithashtu pohoi:”Ramushi, fatkeqësisht, manipulon me të dhënat dhe keqinformon opinionin, ngase nuk ekziston rruga Caralevë – Malishevë por është Carralevë– Komoran, e cila rrugë ishte kontratktuar gjatë qeverisë së kaluar”.
Zv.ministri i MTPT-së, në këtë konferencë poashtu deklaroi:” Unë sot para disa orësh isha i ftuar në një debat më kryetarin i Komunës se Deçanit, i cili nuk u paraqit duke treguar qartë se kush i frikësohet të vërtetës dhe ballafaqimit me argumente”.
” Ne sot, zotëri Haradinaj jemi duke e sanuar këtë dështim tuajin ashtu siç jemi duke sanuar dështimet tuaja në tërë territorin e vendit, duke i arsyetuar kontkteristisht me kontratat e realizuar gjatë qeverisjës suaj”, vlerësoi Grabovci.
Grabovi gjithashtu theksoi: “ Ballafaqimi dhe debati qytetar është mjeti më i mirë për të nxjerrë të vertetën, eviton manipulimet dhe gënjeshtërat, si dhe shumë çështje të tjera që janë në interest të opinionit tonë, e ftoj në një debat publik”.