Grabovci, inauguroi fillimin e punimeve për afaltimin e rrugës Fortesë-Potoçan i Ulët dhe i Lartë të Rahovecit
Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, Adem Grabovci i shoqëruar nga ministi i MBZHR-së, Idriz Vehapi dhe kryetari i komunës së Rahovecit Qazim Qeska, inauguroi fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës së re e cila do të lidhë fshatin Fortesë me fshatrat Potoçan i Ulët dhe Potoçan i Lartë, në komunën e Rahovecit.
Pas prerjës së shiritit i cili simbolizion fillimin e punimeve të kësaj rruge, zëvendësministri Grabovci theksoi:” Është një nga projektet që ka vlerë të madhe për këtë anë sepse pa infrastrukturë rrugore nuk mund të flitet as për zhvillim ekonomik të një rajoni”.
Grabovci gjithashtu theksoi se të gjitha projektet të cilat I harton kjo komunë do të kenë mbështetjen nga ana e qeverisë vendore dhe MTPT-së.
Ndërsa kryetari i Rahovecit Qazim Qeska, pohoi:” Pa Ndihmën e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht MTPT-së, në krye me ministrin e kësaj ministrie Fatmir Limaj, ky projekt as që do të mund të mendohej të realizohej sepse komuna jonë ka një buxhet të limituar për ta realizuar një projekt kaq madhorë dhe me rëndësi jetike për banorët e këtyre fshatrave. Ne jemi të përcaktuar që qytetarëve të vendit tonë t’u krijojmë kushte për jetë, për punë dhe nuk do të ndalemi sepse do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në komunën tonë “.
Kjo rrugë ka një gjatësi prej 8.4 kilometrash dhe për të cilin projekt i cili është bashkëfinancim i MTPT-së dhe komunës së Rahovecit do të shpenzohen 950 mijë euro.