Grabovci: Edhe pas rishikimit të buxhetit MTPT-ja do të ndërtojë rrugë në gjithë vendin
Zëvendësministri I Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci vizitoi sot, komunën e Klinës, Istogut dhe Pejës.
Gjatë vizitës së tij në Klinë, Grabovci u takua me kryetarin e kësaj komune Sokol Bashota, me q’rast biseduan për prioritetet e kësaj komune në infrastrukturën rrugore për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Pas këtij takimi, zëvendësministri Grabovci theksoi:” Përfaqësuesit e kësaj komune nga rishikimi i buxhetit për këtë vit kanë kërkuar realizimin e disa projekteve, mirëpo ne si minisrtri jemi të detyruar që të zgjedhim vetëm ato projekte që mund t’I realizojmë në kuadër mundësive tona, pasi që me këtë rishikim të buxhetit ne kemi në dispozicion 8 milionë e 600 mijë euro”. Ne biseduam edhe për prioritetin e projekteve për vitin 2010, pasi që në vendin tonë kërkesat për ndërtimin e rrugëve të reja janë aq të mëdha sa që nuk mund t’i përfshijmë të gjitha në buxhetin e këtij viti, vlerësoi Grabovci.
Javën e ardhshme do të arrijmë nënshkrimin e kontratave me komunën e Klinës dhe së shpejti do të fillohet me realzimin e projekteve për kët komunë, tha zv.ministri I MTPT-së.
Gjatë ditës së sotme, zëvendësminitri Grabovci e vizitoi edhe komunën e Istogut dhe u takua me nënkryetarin e kësaj komune Haki Rugova.
Edhe gjatë këtij takimi u bisedua për projektet që do të realizohen gjatë këtij viti si bashkëfinancim I MTPT-së dhe komunës së Istogut.
Pas këtij takimi zv.ministri Grabovci u shpreh:”Ne së bashku bëmë një analizë të projekteve të deritanishme, i përcaktuam qartë prioritetet e kësaj komune,në të cilat do të investojë qevria, përkatësisht ministria e Transportit.
Ndërsa nënkryetari Rugova, theksoi:”Do të vazhdohet me projektin te i cili është kryer faza e parë, Rakosh-Uqë-Zhakovë dhe do të vazhdojë nga Zhakova në Shushicë dhe do të del deri në Dubravë.
Pastaj do të realizohet projekti i rrugës që lidhë Prigodën me Vrellën, pastaj rruga e Tomocit. Ndërsa për vitin e ardhshëm, presim që të realizohen edhe projektet tjera për kët komunë“.
Zëvendësministri Grabovci gjatë visitës së tij në komunën e Pejës, u takua edhe me kryetarin Ali Berisha.
Gjatë këtij takimi zv.ministri theksoi se MTPT-ja për këtë
vit do të vazhdojë me realizmin e disa projekteve që janë prioritet I kësaj komune. Me këtë rast zvministri Grabovci pohoi” Do të jetë një përfituse e disa projekteve edhe komuna e Pejës, projekte këto të cilat do arrijnë 2 milionë euro investime”.
“Pas diskutimeve me zv.ministrin, ne u dakorduam për realizimin e projekteve, si bashkëfinancim me ministrinë e Transportit në periudhën vijuese të këtij vit dhe gjatë vitit 2010”.