Gjendja e rrugëve sot në vendin tonë

Prishtinë

30 dhjetor 2020

 

 

Sipas informatave nga terreni për mirembajtje verore dhe dimerore (MVD) gjendja e rrugeve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve.


-Ndërkaq, sipas nevojës, është intervenuar me kripë edhe në rrugën Prizren -Carralevë RN-25.

Në  Autostradë  A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë - Morinëe dhe drejtimin  Suharekë -Gjurgjicë   

 Në regjionin e Feizajit, Gjakovës, në  Autoudhën A6 Konjuh-Doganaj nuk ka pasur asnje intervenim per shkak te gjendjes së mirë të rrugëve.


Ne regjionin Prizreni 2, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët:                                     R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë.

Ne regjonin Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me  hudhje të kripës shkaku i akullit të zi.


Në aksin rrugor N9 -Pejë-Kuqishtë-Bogë ka reshje të lehta të bores, po bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Poashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 11,  ka reshje të borës e përzier me shi . Të gjitha rrugët në këtë pjesë janë kalueshme.


Ne regjionin Prishtina 1, në rrugën Prishtinë-Mutivodë, gjendja e rrugës është e mirë, shtresat qarkullusese  janë pastruar nga bora, ndërsa brezi rrugor është me borë. 

Foto Galeria

Video Galeria