Gjendja e rrugëve pas rreshjeve te borës është e kalueshme


Rrugët e Kosovës janë të kalueshme. Disa nga to i vizitova personalisht, u shpreh ministri Lekaj. 


Bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugorë të pakalueshëm.


Megjithatë Ministria e Infrastrukturës, i ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë "befasi" e cila mund t'iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion. 


Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme. Në rrugët kodrinoro -malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë - Kullë, Pejë - Rugovë, Kaçanik - Hani i Elezit ka pasur erodime (rrëshqitje) të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash.

Është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drunjvë të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash - Brod dhe Dragash - Zaplluzhë.


Bora sjellë pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit.


Kompanitë janë në krye të detyrës që të mundësohet eliminimi i çdo pengesë të mundshme të shkaktuar nga bora, i falenderojë për angazhimin.

Foto Galeria

Video Galeria