Fjalimi i ministrit për raportin e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

 

Pas publikimit të Raportit Vjetor të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, ndjej obligimin për të prezantuar para jush reflektimet e Ministrisë së Transportit mbi këtë dokument të rëndësishëm.

Konsiderojmë që ky raport është pasqyrim real dhe auditori ka bërë paraqitjen e drejtë të të gjitha vlerësimeve.

Do të citoj para jush Opinionin kryesor të raportit i cili shprehimisht thotë:

 

Sipas opinionit tonë pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të MTPT-së për vitin  2009, si dhe rezultatet e aktiviteteve të saja për vitin në fjalë, në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit për sektorin publik , i cili sipas termave të auditit quhet edhe (Opinion  Pakualifikuar).

 

Duke iu referuar standardeve ndërkombëtare të ndjekura nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës një opinion i pakualifikuar jepet kur auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale.

 

Kjo do të thotë që pasqyrat financiare janë përgaditur duke shfrytëzuar baza dhe politika të pranuara të kontabilitetit të cilat sipas Auditorit “janë zbatuar në mënyrë konsistente, (te qëndrueshme)”.

 

MTPT ka pasqyra financiare tërësisht në pajtim me kërkesat statusore dhe rregulloret relevante.

 

Auditori ka vlerësuar se pasqyrat financiare janë në përputhje me njohuritë e auditorit në lidhje me entitetin e audituar.

Kjo Ministri dhe punonjësit e saj të cilët arritën të ndryshojnë një realitetin në sektorin e infrastrukturës rrugore, ka marre vlerësimin maksimal nga një prej institucioneve qendrore të kontrollit të administratës publike dhe përdorimit të fondeve publike.

Duke referuar raportit të Auditorit nga viti 2007 shihet qartësisht performanca e Ministrisë se Transporteve pasi nga 12 rekomandimet e Auditorit të Vitit 2007 sot janë vetëm 7 nga të cilat 6 prej tyre të realizuara plotësisht nga Ministria e Transportit.

 

Në si ministri opinionet e auditorit të përgjithshëm i marrim si udhërrëfim dhe obligim ligjor e kushtetues që ti implemetojmë të gjitha rekomandimet që dërgohen nga ky organ kushtetues.

Për këtë arsye mund të them që Ministria e Transportit do të nisë menjëherë punën duke reflektuar mbi rekomandimet e Raportit të Auditorit për të përmirësuar performancën e saj.

Andaj unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që për këto dy vite kemi pasur  performancë pozitive për të mos thënë të shkëlqyeshme në menaxhimin financave publike dhe implementimin e rekomandimeve në menaxhimin e parasë publike nga taksapaguesit respektivisht qytetarët e vendit tonë.

 

Me këtë vlerësim legal , profesional sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit për vitin 2009, MTPT ka arritur një nivel shumë të lartë të menaxhimit të parasë publike, respektimit të procedurave përfshirë këtu me theks të veçantë edhe procedurat e prokurimit publik.

 

Andaj sot kam kënaqësinë që edhe njëherë në radhë të parë të falënderoj të gjithë stafin e MTPT që kanë punuar në ngritjen e performancës në përgjithësi dhe impelemtimin e praktikave më të mira në menaxhim të aktiviteve financiare të ministrisë që e udhëheq.

 

Ne si ministri urojmë që të gjitha institucionet të arrijnë një shkallë sa më të lartë të permfomancës në menaxhimin e parëse publike sepse kjo është në interes të përgjithshëm dhe në dobi të taksapaguesve të Republikës së Kosovës.

 

 

Përfundimisht ky Raport i Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës na jep besim dhe i forcon energjitë tona që edhe me tutje të punojmë me përkushtim përgjegjshmëri dhe profesionalizëm që paraja publike përdoret vetëm në dobi publike dhe taksapaguesve të shtetit tonë.

 

Foto Galeria

Video Galeria