Filluan punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc

Prishtinë, 15 gusht 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, në komunën e Rahovecit, investim i MIT.

 

Ministri Lekaj u shpreh i kënaqur që po fillojnë punimet në një rrugë e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin.  Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t'i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë nacional.

 

Rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik. 

Foto Galeria

Video Galeria