Filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës - Korenicë
Prishtinë, 29 korrik 2019
Ministri Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës - Korenicë, e njohur si rruga e Peshkut.
Ministri Lekaj tha se ky projekt lidhë që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha tjerave në Gjakovë.
Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra, vlera e investimit nga MIT është rreth 290 mijë euro.