Filluan punimet në disa projekte të Gjakovës
Prishtinë, 8 korrik 2019
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në disa projekte të Gjakovës, të financuara nga MIT.
Ministri Pal Lekaj tha se këto investime, përveç që lidhin njerëzit me zonën urbane dhe rajonet tjera, ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik.
Rruga Meqe-Cërmjan ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro. Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro. Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometrah dhe vlera e saj është 720 mijë euro. Për këtë të fundit, Lekaj potencoi rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shëndrrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.
Me rastin e vizitës në komunën e Gjakovës, ministri Lekaj ka përuruar kilometrat e para të asafalutara të rrugës Bishtazhin-Damjan, e cila ka gjatësi 13 kilometra dhe vlerë të projektit prej 1.8 milion euro.