Filluan punimet e ''Rrugës së Kombit''
Â
Filluan punimet për ndërtimin e autostradës, Morinë-Merdar, dhe në këtë soilemnitet madhështor morën pjesë udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të lartë vendorë e ndërkombëtar.
Â
Me rastin e fillimit të punimeve ministri i Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj tha:? Filllimi i këtyre punimeve do të shënojë kahjen nga do të ecë vendi ynë Kosova. Nga, sot do të fillojë hapja e një korridori ndërkombëtarë në vendin tonë, do të na lidhë neve me të tjerët, dhe të tjerët me ne. Përmes kësaj do të  rrjedh ndërlidhja e jonë kombëtare. Sot, realizojmë projektin më madhor me vlerën më të madhe për Kosovën, dhe dëshmojmë se jemi shtet i cili e njeh kalendarin e të sotmës dhe së ardhmës së vet. Është e pamunduar ta nisësh këtë, rrugë që na qon drejt së ardhmës, e të mos kujtojmë rrugën që kemi ecur deri më tani, rrugën të cilën baballarët tanë, heronjët tanë e paguan me çmimin më të lartë e ai ishte çmimi i lirisë, dhe ata e dinin se liria, nuk vjen pa e merituar. Që nga Skenderbeu, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Eqrem Qabej, e deri te komandanti Legjendar Adem Jashari e dëshmorët tjerë të Ushtrisë sonë të lavdishme Çlirimtare, si dhe të gjithë të tjerët, që veprat e tyre ia kushtuan, lirisë së këtij vendi. Sot kur ne jemi përballë jush, përballë meje ndodhen bjeshkët, të cilat dikur breza të tërë, por edhe ish-bashkëluftëtarët e UÇK-së të gjallë, dhe qindra heronjë të tjerë dikur i kanë kaluar këmbë, me të vetmin qëllim për t?ia sjellë atdheut lirinë. Deri sa të renet, për këtë vend flijuan jetën e tyre që ne ta shijojmë lirinë, ne sot japim djersën tonë, që fëmijëve tanë tu sigurojmë një të ardhme të sigurtë, përmes këtij korridori. Projekti të cilën ne sot po e fillojmë dikur ishte ëndërr e të gjithëve, ndërsa sot u bë realitet. Fillimi i ndërtimit të kësaj autostrade dëshmon përkushtimin e qeverisë sonë, ëndërrat e shumë gjeneratave që në vete përcaktojnë, rrugën e ardhmërisë së Kosovës. Kjo, autostradë në zemër të Kosovës, bëhet një udhëkryq i rëndësishëm për gjithë rajonin dhe popujt e këtij rajoni dhe të shkojmë drejt evropës së bashkuar. Ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët e vendit tonë, përmes krjimit të lidhjeve , ndërkombëtare të komunikimit. Me këtë rrugë ne po rrënojmë muret e së shkuarës, shkurtojmë distancat mes kulturave dhe popujve, dhe ne po e ndërtojmë rrugën e përbashkët drejt Evropës?.
Â
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu lidhur me fillimin e këtyre punimeve tha:? Sot po nis jetësimi i një ëndërre të kahmotshme, ndërtimi i autostradës e cila do të lidh vendin tonë me Shqiperinë dhe rajonin, për ta vazhduar rrugën tonë të pakthyeshme drejt integrimeve euro-atlantike. Sot po nisë beteja jonë e madhe për rrugën e shpresës sonë të përbashkët, sepse kjo autostradë do të ndikojë drejt përdrejt në jetën e qytetarëve të vendit tone.?.
Â
Ndërsa Kryeministri i Shqiprisë, Sali Berisha lidhur me fillimin e këtyre punimeve pohoi:? Sot qytetarët e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, janë të vendosur për çdo vendim që është në interes kombëtar, dhe për këtë interes nuk njohin çmim dhe janë të gatshëm, të paguajnë çdo gjë. Kjo autostradë, është korridor i kombit dhe vetëm pak më shumë se dy vite të shtetit të kosovës, po realizohet ky projekt, i cili është dëshmi se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë. Ne duhet të punojmë për të kapur kohën e humbur për të ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë?.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se liria të cilën e fituam po na sjell edhe projekte të tilla të mëdha për vendin tonë, të rëndësishme edhe për rajonin. Sot, në këtë ditë ne po e nisim rrugën e  cila na mungoi, rrugën e ëndërrave të qytetraëve të vendit tonë, rrugën e ofrimit, zhvillimit ekonomik.
Â
Fillimin e punimve për ndërtimin e Autostradës, Morinë-Merdar, e përshëndetën edhe  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ambasadori I SHBA-ve në Kosovë Kristofer Dell, etj .