Filluan negociatat për realizimin e projektit të autostradës Vërmicë-Merdar
Sot në Prishtinë filluan negociatat në lidhje me ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar me kompaninë amerikane-turke 'Bechtel & Enka'.
Në negociata morën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, përfaqësuesit e kompanisë konsulente 'Eversheds' dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane-turke 'Bechtel & Enka'