Fillon asfaltimi i katër segmenteve rrugore në lagjen “Hade e Re” të Obiliqit

Prishtinë, 26 tetor 2020


Në kuadër të ndërtimit të rrugëve në lagjen “Hade e Re” në komunën e Obliqit, ka filluar asfaltimi i katër segmenteve rrugore, prej shtatëmbëdhjetë të tillave, të parapara sipas projektit implementues nga komuna në fjalë.


Asfaltimi i këtyre segmenteve me total gjashtë kilometra, është financim i ministrisë së Infrastrukturës, dhe në tërësi si projekt pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.


Deri më tani në këtë lagje janë asfaltuar gjithësej gjashtë segmente dhe po bëhen përgatitje edhe për pjesët e tjera të mbetura. 

Foto Galeria

Video Galeria