Fillojnë punimet për ndërtimin rrugës Sllovi-Akllap

Prishtinë, 15 tetor 2020


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Arton Retkoceri, bashkë me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën e cila lidhë fshatin Sllovi me atë Akllap.


Rruga e shumëkërkuar nga banorët e dy fshatrave të lartëpërmendur, është financim i ministrisë së Infrastrukturës dhe ka kosto rreth 300 mijë euro.


Gjatësia e saj është 2.7 kilometra dhe pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.


Projekti në fjalë konsiderohet si nevojë e kamotshme e banorëve të kësaj zone, duke shërbyer si një arterie mjaftë e rëndësishme me ndikim në jetën e banorëve të të dy fshatrave në fjalë.

Foto Galeria

Video Galeria