Filloi punimet konferenca “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” e drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës

Prishtinë, 15 shtator 2016

 

Filloi punimet konferenca ndërkombëtare “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” e drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e organizuar nga Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A..

 

Gjatë kësaj konference, në fjalën e tij ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, theksoi: “Sistemi i transportit është komponentë e domosdoshme në përkrahjen e zhvillimi ekonomik të çdo vendi, i cili kushtëzohet nga madhësia e vendit, gjendja ekonomike, burimet natyrore dhe faktorë të tjerë që së bashku paraqesin bazën e zhvillimit të një sistemi efikas dhe efektiv të transportit për kontribut në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike. 

Duke e marrë parasysh se sistemi i transportit hekurudhor ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës që nga viti 2011 ka ndërmarrë veprimet me të cilat ka bërë ndryshime në organizimin e sistemit hekurudhor i cili konsistoi në ndarjen e Hekurudhave të Kosovës në dy subjekte ekonomike: “Infrakos-i”  që është përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajten dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe “Trainkos-i” që është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

Krahas kësaj, Kosova ka adaptuar legjislacionin që mundëson hapjen e tregut për operatorët tjerë hekurudhor me çka do të bëhet ofrimi i shërbimeve cilësore për në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Ky legjislacion ka mundësuar që sot të kemi edhe një operator të dytë të licensuar për transportin e mallrave në Kosovë dhe presim që shumë shpejt të filloi së operuari.

Me qëllim të integrimit të rrjetit hekurudhor në rrjetin Pan-Evropian, Kosova është bërë anëtare e Observatorit të Transportit të Evropës Juglindore (SEETO). Ky anëtarësim ka mundësuar që të stimulohet zhvillimi i infrastrukturës së transportit në Evropën Juglindore. Në qershor të vitit 2014 është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për zhvillimin e rrjetit të transportit qendror rajonal në nivel qeveritar në mes të këtyre shteteve rajonale:  Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi i këtij memorandumi ishte bashkëpunimi në zhvillimin e infrastrukturës kryesore dhe asaj ndihmëse në rrjetin qendror rajonal të transportit multimodal të Evropës Juglindore dhe fuqizimi i politikave në këtë fushë me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik rajonal.

Rrejti hekurudhor i Kosovës shtrihet në një gjatësi prej 333 kilometra, të cilat janë të paelektrifikuara, standarde dhe një drejtimëshe. Linja kryesore shtrihet nga kufiri verior i Kosovës në Leshak deri në Han të Elezit. Kjo linjë ka një gjatësi prej 148 kilomtetrash dhe është pjesë e rrjetit bazë hekurudhor të SEETO-s, e njohur si rruga 10. Linjat tjera përfshijnë linjat Fushë Kosovë-Pejë, Klinë-Prizren dhe Fushë Kosovë-Prishtinë-Podujevë.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë është e vjetruar dhe nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e udhëtarëve dhe mallrave. Andaj, Qeveria e Kosovës përmes strategjisë dhe planit të veprimit ka orientuar investimet strategjike në sektorin hekurudhor siç janë:

-Modernizimi i linjës 10, projekt i cili është në fazën e zbatimit.

-Kryerjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidhë Kosovën me Shqipërinë me qendrat kryesore dhe portet e saj.

-Kryerjen e studimit të tregut për t’i analizuar nevojat e Kosovës, për terminale multimodale dhe për të përcaktuar vendin e  tyre në rrjetin e terminaleve intermodale në Ballkan dhe lidhjen e tyre me qendrat e distribucionit dhe logjistikës në rajon.

Përderisa transporti i mallrave zhvillohet përmes porosive nga klientët dhe bizneset, transporti i udhëtarëve zhvillohet në linjat e rregullta hekurudhore sipas orarit që miratohet çdo fundvit. Duhet cekur se një kategori e udhëtarëve siç janë fëmijët studentët dhe të moshuarit subvencionohen nga Ministria e infrastrukturës. Aktualisht linjat e transportit të udhëtarëve janë funksionale në relacionet vajtje-ardhje për Prishtinë- Pejë dhe Prishtinë-Hani i Elezit-Shkup.

Investimet në infrastrukturën hekurudhore si dhe ato në modernizimin e mjeteve motorike dhe gjenerimin e tyre, përkrahja e vazhdueshme financiare për “Trainkos” dhe “Infrakos” dëshmon që Qeveria e Kosovës, po angazhohet të arrijë synimet e saja që shërbimet e transporti hekurudhor të ejtnë në nivel vendet e rajonit. Bazë për këtë është edhe implementimi i strategjisë sektoriale dhe transportit multimodal 2015-2025 dhe plani i veprmit pesë vjeçar të cilat janë miratuar në shtator të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Investimet e vazhdueshme, synimet strategjike, bashkëpunimi rajonal dhe orinetimi për integrimin e rrjetit hekurudhor vendor në rrjetin hekurudhor Pan-Evropian, janë dëshmia më e mirë se Qeveria e Kosovës, ka filluar zhvendosjen e fokusit nga invetimet në rrjetin rrugor në atë hekurudhor.

Natyrisht, të gjitha këto invetime nuk do të mund të arriheshin pa përkrahjen e pa rezervë të Komisionit Evropian përmes granteve në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, si dhe huave të partnerëve tanë strategjik BERZH-it dhe Bankës për Investime Evropiane”.  

Ndërsa, Luigj Brusa, përfaqësues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), vlerësoi se rehabilitimi i infrastrukturës hekrudhore në Kosovë është i domosdoshëm. Pas këtij rehabilitimi hekurdhat e Kosovës do të jenë të integruara në kuadër të hekurudhave të Ballkanit dhe Evropës. 

Në anën tjetër, Donald Mishaxhiu-BERZH, vlerësoi se rindërtimi i linjës hekurudhore Leshak-Hani i Elezit do të realizohet përmes projekteve të BERZH-it, BE-së dhe Bankës Botërore në vlerë prej 160 milionë euro. Ai tha se ky projekt pritet që të realizohet në afatin kohor prej 3 viteve. 

Piere Vichkers nga Banka Evropiane për Investime, theksoi se rehabilimi i hekurudhave do të realizohet përmes projekteve me kredi.  Banka Evropiane për Investime, ka ofruar ndihmën e saj për projektin hekurudhor  të linjës 10-të pjesës infrastrukturore pasi që në Kosovë përdorimi i linjave kekudhore është i ulët. 

 

Në konferencë u diskutua edhe rreth këtyre temave:    

Zhvillimi i sistemit hekurudhor në Evropën Jug Lindore, infrastruktura & shërbimet e qeveritë, institucionet financiare, entitetet hekurudhore, kompanitë ndërkombëtare.

Zbatimi i investimeve nga institucionet ndërkombëtare; 

Partneriteti publiko-privat: procedurat, prokurimi, mundësitë e investimit për kompanitë; 

Mirëmbajtja e infrastrukturës & pajisjeve në perspektivën regjionale; 

Zhvillimi profesional i sektorit hekurudhor regjional;

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga: Ministria e Infrastrukturës, BERZH, MF, MZHE, IFN BEI, EU, BB, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, SEETO, Infrakos Sh.A etj.  

Foto Galeria

Video Galeria