Filloi asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë, lloti 4
Prishtinë
1 qershor 2021
Pas një bllokimi të gjatë të punimeve, rifilluan punimet me një intensitet të lartë si dhe asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në llotin 4, në fshatin Penuh, të komunës së Podujevës.
Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, 2840 metra në të dy korsitë.