Filloi asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës
Punimet në projektin e ndërtimit të rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve turistike më të vizituara në Kosovë, kanë hyrë në fazën përfundimtare, me fillimin e asfaltimit të segmentit rrugor.
Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2025 ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Malishevës.
Përfundimi i kësaj rruge do të përmirësojë ndjeshëm qasjen drejt Ujëvarave të Mirushës, do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit, biznesit lokal dhe ekonomisë së zonës.
Kliko VIDEO










