Është lajm shumë i mirë që linja hekurudhore " Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari " si dhe linja R7, segmenti " Banullë - Carralevë ", po bëhen

Organizuar nga Sekretariati i Perhershem i Komunitetit te Transportit, ne kuader te procesit te modernizimit te transportit ne gjashte (6) vendet e Ballkanit Perendimor, u mbajt takimi i Keshillit Ministror, ku bashke me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin qe eshte bere ne rruge e hekurudha, lehtesimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve te Ballkanit Perendimor.


Ne kete takim te frytshem qe tregoi se eshte bere shume progres, morem lajmin e mire qe linja hekurudhore \" Prishtine - Aeroporti Nderkombetar Adem Jashari \" si dhe linja R7, segmenti \" Banulle - Carraleve \" ,tashme jane perfshire ne rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje ne fondet e BE-se, ku prej tyre 50% jane grante per projekte hekurudhore dhe 40% per ato rrugore. 


Njeherit, prezantuam te arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave te BE-se, progresin qe eshte bere ne hekurudha e rruge, e diskutuam per forma te reja te transportit, te munguar deri me tani, me kosto me te ulet dhe per ndikime sa me te vogla ne mjedis. U dakorduam qe te vazhdojme takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, ne menyre qe te arrijme objektivat e percaktuara, dhe te punojme se bashku drejt qellimeve te perbashketa.

Foto Galeria

Video Galeria