Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e Mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë - Mitrovicë

Nepermjet nenshkrimit te marreveshjes se sotme, Fondi Saudit per Zhvillim (Saudi Fund for Development-SFD), ka ofruar mbeshtetje per Projektin e Rruges Nacionale N2 Prishtine-Mitrovice, duke akorduar nje kredi shtese prej 15 milione euro, per segmentin qe shtrihet nga Sremkovnica deri ne Mitrovice, me nje gjatesi totale prej 5 km. Ky segment njeherit, eshte pjese integrale e vazhdimit te ketij projekti qe perfshin segmentin nga Lumi i Madh deri ne Gojbule, me nje gjatesi totale prej 9.78 km.


Si nje nga projektet me te rendesishme infrastrukturore te vendit, ky projekt po realizohet sipas nje plani dinamik dhe te detajuar, me mbikeqyrje te jashtme per te garantuar permbushjen e standardeve me te larta gjate ekzekutimit te punimeve. Rruga Prishtine - Mitrovice, po behet shume shpejt nje realitet i prekshem dhe i rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendit tone.

Foto Galeria

Video Galeria