Banka Botërore përkrah procesin e Berlinit
Prishtinë, 04 maj 2016
Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe udhëheqësin e programit për zhvillim të qendrueshëm në EJL, Raymond Bourdeax të cilët e njoftuan ministrin për mbështetjen që Banka Botërore po i jep përgatitjes së samitit të Parisit si vazhdimësi e procesit të Berlinit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fillim të muajit korrik.
Ministri Zharku i njoftoi ata me projektet infrastrukturore në vendin tonë me theks të posaçëm në projektet e rrjetit bazë të EJL-së sikurse është vazhdimi i autostradës Ibrahim Rugova dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore X.
Ministria e Infrastrukturës