Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë

Prishtinë, 9 korrik 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën  inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.

 

Ministri Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.

 

Ai ritheksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

 

Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.


 

Foto Galeria

Video Galeria