Aksion per largimin e panove reklamuese
Pas skadimit të vendimit për lejimin e panove reklamuese, sot kemi filluar me heqjen e të gjitha panove reklamuese në mbikalime, nënkalime, ura, autoudhë dhe rrugë nacionale e regjionale.
Aksioni për largimin e panove reklamuese ka filluar nga Hani Elezit në drejtim të Prishtinës, dhe do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesës për largimin e të gjitha panove reklamuese.
Në terren gjenden:
- Divizioni i Inspektimit;
- Anëtarët e Komisionit;
- Policia e Kosovës; si dhe
- Kompania e mirëmbajtjes së autoudhës, e cila është duke bërë sinjalizimin gjatë largimit të panove.