Abrashi viziton punimet në rrugën Milloshevë-Mitrovicë: Synojmë përfundimin në kohë rekorde
Prishtinë, 23 tetor 2020
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës Milloshevë-Mitrovicë, segmentin Lumi i Madh-Gojbulë, gjegjësisht në Fshatin Maxhunaj bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe deputeten, Rrezarta Krasniqi.
Ministri Abrashi u ndal tek punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e urës në Maxhunaj dhe nënkalimit që do të shërbej për lidhjen e fshatareve me rrugën nacionale.
Abrashi tha se kanë shtuar dinamikën e punimeve dhe synojnë që në kohë rekorde të përfundojnë punimet.
“Synojmë përfundimin e punimeve në kohë rekorde, jemi duke punuar në shpronësimin e pronave që punimet të vazhdojnë me dinamik të shpejt dhe kjo rrugë do të shërbej që kjo pjesë të ketë lidhje edhe më të mirë, duke ndikuar edhe në zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë së vendit”, tha Ministri Abrashi.
Ministri po ashtu vizitoi rrugën që është në fazën përfundimtare Gojbulë-Smrekovnicë, e që së shpejti do të bëhet hapja edhe për qarkullimin e veturave.
Abrashi tha se me përfundimin e këtyre dy rrugëve Mitrovica dhe Vushtrria do të shndërrohen në qytete të rëndësishme të ekonomisë duke krijuar lidhje më të mira për transportin e mallrave dhe të njerëzve.
Ndërsa kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se është shumë e rëndësishme për Komunën që e udhëheq përfundimi i infrastrukturës, që do t’i jepte shtytje edhe zhvillimin ekonomik.