Abdixhiku priti në takim Shefen e BE-së në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjën (27.02.2020) ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. 

Në takim njohës, Abdixhiku dhe Apostolova biseduan për projektet e përbashkëta dhe planet e së ardhmes në dikasterin e mjedisit dhe infrastrukturës.   

Përderisa Abdixhiku shpalosi prioritetet qeverisëse, shefja e BE-së i shprehu gatishmërinë për përkrahje financiare, politike e këshilluese në realizim të projekteve të mira për Kosovën. 

Për përkrahje të vazhdueshme qe BE ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë për shtetin e Kosovës, Abdixhiku tha se është falënderues. 

 

Foto Galeria

Video Galeria