Abdixhiku pret në takim ambasadoren franceze
Prishtinë, 18 shkurt 2020
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambeintit, Lumir Abdixhiku, të martën (18.02.2020) ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Në takim njohës, ministri Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Butel, për projektet me prioritet në të dyja dikasteret që ai drejton.
Duke shprehur mirënjohje për përkrahje të Francës ndaj Kosovës, Abdixhiku tha se beson në vazhdimësi të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.