Abdixhiku pranon përkrahjen e ambasadës zvicerane
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (04.03.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.
Abdixhiku ka pranuar urimet më të mira për marrjen e pozitës së ministrit të MIA, me ç ‘rast nga ambasadori Lebet ka pranuar përkrahjen maksimale për misionin që ka marrë.
Më tutje, ministri ka informuar ambasadorin për prioritetet infrastrukturore gjatë mandatit të tij dhe planet për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat Lebet ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, me qëllim të realizimit të punëve të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.