25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe 16 Ditët e Aktivizmit (25 nëntor - 10 dhjetor)

Prishtinë,

25 nëntor 2021


 

Në sesionin e 54-të  të Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara, të mbajtur në dhjetor të vitit 1999, është miratuar Rezoluta 54/134, me të cilën 25 nëntori është shpallur ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës  ndaj gruas, që simbolizohet me “Kordelen e bardhë”.


Edhe sivjet, si Zyrtare për Barazi Gjinore në Ministri, kam organizuar fushatën me qëllim të sensibilizimit për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, që organizohet edhe në mjedise të tjera në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor. Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë - femra e meshkuj në mbarë botën. Për këtë arsye duhet që kjo çështje  të mos trajtohet vetëm si problem i grave, sepse çdokush mund të jetë objekt i dhunës - gratë, nënat, motrat dhe bijat tona.  

 

Sivjet në Ministri është përgatitur mesazhi sensibilizues për Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, që do t’ju dërgohet nëpërmjet postës elektronike, në web faqën e minsitrisë do të jetë prezent fjongu i bardhë dhe shpërndarja e “Kordelës së bardhë”.

 

Foto Galeria

Video Galeria