Ministri Mujota vizitoi disa rrugë në ndërtim në komunën e Podujevës
Për t’u njohur më afër me realizimin e projekteve, përkatësisht zhvillimin e punimeve të ndërtimit të rrugëve në komunën e Podujevës, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, i vizitoi këto rrugë.
Fillimisht ministri Mujota e vizitoi rrugën e re të sapoasfaltuar të fshatit Shakovicë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej rreth 1 kilometër e gjysmë dhe është në procedure[ të pranimit teknik nga ana e Ministrisë.
Ministri Mujota po ashtu inspektoi punimet e rrugës së fshatit Herticë, me degët e saj: “Hasan Ramadani”, “Pollum” dhe “Muqollët”. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 12 kilometrash. Realizimin e këtij projekti, që ka kushtuar 4 milionë e 700 mijë euro, e ka financuar Ministria e Infrastrukturës, ndërsa punimet është duke i kryer kompania “Domestion”.
Ministri Mujota u shpreh i kënaqur me zhvillimin e këtyre punimeve dhe kërkoi nga punëkryerësi që ato të kryhen në afatin e paraparë.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet që të kryhet më 15 shtator të këtij viti.