Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti në takim pune kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa

 

Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti në takim pune kryetarin e Prishtinës, z. Isa Mustafa me stafin e tij. Në takim u bisedua për projektet që Ministria e Infrastrukturës është duke i realizuar në komunën e Prishtinës dhe për dinamikën e realizimit të tyre. Po kështu u bisedua edhe rreth projekteve të ardhshme, të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të kryeqytetit, por edhe më gjerë dhe për mundësitë e realizimit të tyre gjatë periudhës së ardhshme.

 

Bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm midis Ministrisë së Infrastrkurës dhe komunës së Prishtinës dhe u zotuan që ai të vazhdojë edhe më tutje në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarë, të rritjes së shkallës së sigurisë në komunikacion dhe të hapjes së perspektivave zhvillimore.

 

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, u zotuan që takimet si ky i sotmi të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të bashkëpunimit institucional, bashkërendimit të aktiviteteve në lëmenjtë relavantë dhe trajtimit të çështjeve me interes për të gjithë qytetarët.

Foto Galeria

Video Galeria