Zvicra shpreh përkrahje për Ministrinë e Infrastrukturës
31 Mars 2015
Ministri i Infrastrukturës z.Lutfi Zharku priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë znj.Krystyna Marty.
Gjatë këtij takimi fillimisht ministri Zharku e njoftoi ambasadoren me punën dhe projektet e kësaj ministrie e me theks të veçantë aviacionin civil si lëmi e rëndësishme e cila ndërlidh diasporën me Kosovën, përkushtimin e ministrisë për liberalizimin e tregut dhe konkurrencë të ndershme në transportin ajror çka nënkupton, ofrimin e një garancie për udhëtarët, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe kosto më të ulët.
Nga ana tjetër znj.Marty tha se infrastruktura padyshim se është esenciale për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe ndërlidhjen mes njerëzve, si dhe konfirmoi edhe njëherë përkrahjen e saj për Ministrinë e Infrastrukturës dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve për projektet e ndryshme infrastrukturore.