Zharku dhe Suma dakordohen për fillimin e punëve në rrugën Hani i Elezit Gorancë Glloboqicë
18 Mars Prishtinë,
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit Gorancë Glloboqicë. Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro të cilat do të shpenzohen në tri periudha, me çrast pritet që së shpejti të fillojë procesi i tenderimit. Ministri Zharku, ndër të tjera, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e projekteve infrastrukturore lokale në Hanin e Elezit edhe në të ardhmen.