Zëvendësministri Pacolli priti në takim Ramil M Mahramov, menaxher për Azinë Qendrore dhe Evropë, i Bankës Islamike për Zhvillim
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Banush Pacolli, me bashkëpunëtorë priti sot në një takim menaxherin e Bankës Islamike për Zhvillim, për Azinë Qendrore dhe Evropë.
Në këtë takim kryesisht u bisedua për prjoktet infrastrukturore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe mundësitë e mbështetjës së këtyre projekteve nga ana e Bankës Islamike për Zhvillim.
Pas një prezantimi të projekteve themelore infrastrukturore, palët u dakorduan që të vazhdohen kontaktet në të ardhmen, dhe së bashku me Ministrinë e Financave, në nivel Qeveritar të bëhen kërkesat zyrtare për financimin e projekteve infrastrukturore nga fondi i kësaj banke.