Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu së bashku me Inspektoratin e MI-së, inspektuan kyçjet ilegale në Kishnicë
Prishtinë,
30.01.2018
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Fatos Mani, së bashku me Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës, inspektuan kyçjet ilegale që kanë ndodhur së fundmi, përgjatë brezit rrugor Kishnicë - Gjilan.
Operatorë të pa përgjegjshëm, me anë të kyçjeve ilegale, kanë dëmtuar rrjedhën e ujrave atmosferike përgajtë brezit rrugor Kishnicë – Gjilan, kyçje këto që përveç se janë bërë në mënyrë ilegale, dëmtojnë rëndë edhe kanalet e rrjedhjes së ujrave atmosferike, duke bërë që në rast shirash, rruga të përmbytet dhe të cënoi sigurinë në trafikun rrugor.
Inspektaorati, për këta operatorë, që janë të vendosur përgjatë brezit rrugor dhe që kanë bërë kyçje ilegale në rrugë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në mënyrë që kyçja të bëhet sipas rregulloreve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që të mos ketë situata, kur si pasojë e veprimeve të tilla, të vije deri tek ndonjë përmbytje e rrugës, apo rrezikim i sigurisë në trafikun rrugor.
Ministria e Infrastrukturës, në harmoni edhe me deklaratën e përbashkët të nënshkruar ndërmjet ministrit, Pal Lekaj dhe atij të të MPB-së, Flamur Sefaj, për Sigurinë në Trafikun Rrugor, do të ndërmarrë masa për të gjithë personat juridik dhe fizik, që bëjën kyçje ilegale në brerzin rrugor, të cilat cënojnë sigurinë në trafik. Deri më tani reth 90% e kyçjeve në brezin rrugor, janë bërë në mnëyrë ilegale, kurse vetëm rreth 10% janë bërë në harmoni me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Viti 2018-të, është shpallur “Viti i Sigurisë në Trafikun Rrugor”, andaj në këtë frymë do të ndërmerren të gjitha veprimet në ofrimin e një brezi rrugor të sigurt dhe me standarte që ofrojnë siguri dhe rregull përgjatë brezit rrugor.
Ministria e Infrastrukturës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët e vendit, duke i respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi, e që garantojnë siguri në trafik dhe qasje në brezin rrugor, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Të gjithë ata që duan të kenë qasje në brezin rrugor, duhet t’u përmbahen rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, duke bërë kërkesë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe duke mënjanuar situatat e cënimit të sigurisë së trafikut rrugor dhe duke evituar ndëshkimet si pasojë e veprimeve ilegale.