Zëvendësministri i Infrastrukturës, Banush Pacolli, priti ministren e Transportit të Republikës së Ganës, Dzifa Attivor
Sot zëvendësministri i Infrastrukturës, BanushPacolli, priti për vizitë ministren e Transportit të Republikës së Ganës, DzifaAttivor.Gjatë takimit, zëvendëministri Pacolli e informoimysafiren nga Gana me organizimin dhe veprimtarinë e Ministrisë sëInfrastrukturës dhe me zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke shtuar seinvestimet më të mëdha të ministrisë janë dy projektet kapitale: autostradaVërmicë-Merdar, me gjatësi prej 80 kilometrash, që është në ndërtim e sipër dheqë do të përfundojë në nëntor të këtij viti, si dhe autostrada Prishtinë-Hani IElezit, me gjatësi prej 56 kilometrash, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë dheqë do të fillojë të ndërtohet së shpejti. Gjatë bisedës me ministren ganeze Attivor,zëvendësministri Banush Pacolli e informoi atë edhe për rrjetin hekurudhor tëKosovës dhe për perspektivën e zhvillimit të Transportit hekurudhor, si dhe përtransportin ajror, që zhvillohet nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar tëPrishtinës “Adem Jashari”. Gjatë bisedës për transportin, zëvendësministriPacolli e informoi ministren ganeze se vendi ynë ka marrëveshje për qarkullimine lirë të mallrave dhe udhëtarëve me disa shtete si: Turqinë, Shqipërinë,Kroacinë, Bullgarinë, Slloveninë, Austrinë, Zvicrën dhe Belgjikën dhe se janënë përfundim marrëveshjet edhe me disa shtete të tjera, si me Maqedoninë, Maline Zi, Hungarinë, Gjermaninë etj.Ministrja e Transportit e Republikës së Ganës, DzifaAttivor, tha se ishte e kënaqur me mikpritjen që iu bë në Kosovë dhe mezhvillimin e deritashëm të vendit tonë, duke premtuar se do të angazhohet për njëbashkëpunim të gjithanshëm midis Republikës së Ganës dhe Republikës së Kosovësnë fushat që janë në kompetencë të ministrisë që drejton ajo dhe Ministrisë sëInfrastrukturës.