Zëvendësministri Grabovci e ftoi Haradinjan në debat publik, për hir të transparencës
Zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci pas akuzave që po i bënë kryetari i partiesë opozitare AAK, Ramush Haradinaj edhe sot mbajti një konferencë për shtyp në të cilën deklaroi:”Jo me deshirën time por pas prononcimit të fundit, të Ramush Haradinajt si dhe me qëllim të rritjës së transparencës kam përgjegjësi dhe ndiej si obligim para institucioneve dhe qytetarëve të vendit, të ju drejtohem një deklaratë”.
“Së pari Ramushi, atributet e tij inkriminuese nuk mund të ja mveshë askujt. Edhe një herë e ftoj Ramush Haradinajn, që të bëhet burrë dhe të dalë në public, me qëllim të ballafaqimit të argumenteve për akuzat e bëra kundër meje dhe për të gjitha çështjet tjera me interes për opinionin publik dhe qytetarëve të vendit” tha zv.ministri Grabovci.
Zv.ministri Grabovci gjithashtu theksoi:” Ramushi as sot, nuk e ka mohuar kërcënimin ndaj meje sepse ai e din mirë se kërcënimi ka ndodhur. Për hirë të transparencës Ramushi duhet të tregojë para popullit, prejardhjen pasurisë së tij marramendës, pallatet, kullat e tij në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera”.
Në fund të fjalës së tij zv.ministri Grabovci tha: “Edhe njëherë e përsëris ftesën time drejtuar Ramushit për debat publik, kurdo, kudo, për t’u ballafaquar për të gjitha çështjet që është me interes të opinionit dhe të qytetarëve të Kosovës”.