Zëvendësministrat Mujota dhe Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane në Kosovë Mateo Coradini dhe grupin teknik për transport nga Ministria e Transportit të Italisë

Prishtinë

8 maj 2018

 

Zëvendësministrat e Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj, pritën sot në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane në Kosovë, Mateo Coradini dhe grupin teknik për transport nga ministria e Transportit të Italisë.


Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, pas ratifikimit të marrëveshjës për transport në mes të këtyre dy shteteve.


Në takim gjithashtu u tha se qëllimi i arritjes së kësaj marrëveshje është tejkalimi i barrierave të ndryshe në kuadër të transportit si dhe arritja e qarkullimit më të lehtë në mes qytetarëve të të dyjave vendeve.


Përfaqësuesi i ambasadës së Italisë në Kosovë, Coradini dhe ata të ministrisë së Transportit të Italisë u shprehën se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunimin e  tyre në lëminë e transportit për Kosovën dhe Ministrinë e infrastrukturës.

Ndërsa, pas këtij takimi u zhvillua takimi tjetër i nivelit teknik, në mes të dy grupeve nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës dhe përfaqësuesit e nivelit teknik të ministrisë së Transportit të Italisë. 

Foto Galeria

Video Galeria