Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”!

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon angazhimin për rehabilitimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e rrëshqitjeve të dheut.


Në disa segmente po zhvillohen punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi, pas të cilit do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.


Paralelisht, po kryhen analiza dhe vlerësime teknike për identifikimin e zonave që kërkojnë ndërhyrje shtesë.


Siguria e qytetarëve mbetet prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Përmes ndërhyrjeve konkrete dhe zgjidhjeve afatgjata, synojmë të garantojmë stabilitetin e skarpateve dhe qarkullim sa më të sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria