Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
Ky intervenim synon rritjen e sigurisë në komunikacion, stabilizimin e skarpateve dhe parandalimin e rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe materialeve shkëmbore.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore, për qarkullim më të sigurt të qytetarëve.
Kliko VIDEO










