Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq (N9)
Në Lotin 4 të rrugës Kijevë–Zahaq janë asfaltuar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, ndërsa punimet po vazhdojnë paralelisht edhe në segmentet e tjera të këtij projekti.
Si një nga arteriet kryesore të Dukagjinit, kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe lidhjen e kësaj zone.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon angazhimin për adresimin e çështjeve që kanë përcjellë realizimin e projektit, si dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren.
Cilësi në realizim, dinamikë më e lartë e punimeve dhe respektim i afateve, për ta çuar projektin sa më shpejt drejt përfundimit.
Kliko VIDEO










